MENU
klinika

Nga Alban Daci

Diplomacia shqiptare dhe modeli i hebrenjeve

10.04.2019 - 19:13

Shteti-Komb është një koncept i zhvilluar në fundin e viteve 800 dhe i kristalizuar pas mbarimit të Luftës I Botërore, nga Lidhja e Kombeve e nga propozimet konkrete prej 14 pikash të presidentit Willson, ku, për herë të parë koncepti i “Vetëvendosjes” së popujve u kodifikua në të Drejtën Kombëtare.

Pas kësaj periudhe, Kombi dhe Shteti ishin dy koncepte që plotësonin njëri-tjetrin dhe veçmas nuk kishin kuptim.
E drejta Ndërkombëtare, pas mbarimit të Luftës II Botërore dhe me krijimin e OKB, njohu zhvillime të reja, duke u krijuar aleanca e organizata ndërkombëtare me force ligjore.
Lufta II Botërore ishte një ngjarje e sidomos për kontinentin Europian e kjo për shkak të krimeve, vrasjeve dhe shkatërrimeve masive.

Kjo bëri të nevojshme gjetjen e guximit për të tejkaluar konceptin e shtetit-komb, në një dimension tjetër, në fillim duke krijuar Komunitetin Europian të Kromit e Çelikut e me të gjithë hapat që dihen, tashmë, të proçesit europian. Sot jemi në atë që quhet BE, një organizatë ndërkombëtare sui generis, mes dëshirës për të qenë entitetit shtetëror dhe ruajtjes së kolonave kryesore të një organizate ndërkombëtare, sepse i gjithë proçesi bazohet në marrëveshje ndërkombëtare me traktakte ndërkombëtare e direktiva CE.

Megjithatë, bazë e të së Drejtës Ndërkombëtare dhe të zhvillimeve ndërkombëtare mbetet shteti-komb. Pra, kushti kryesor për të qenë subjekt i së Drejtës Ndërkombëtare është të jesh shtet. Edhe për t’u anëtarësuar në BE duhet të jesh shtet sovran.

Sovraniteti dhe shteti, në rastin e shqiptarëve, është një proçes abstrakt dhe i paplotësuar. Tërësia territoriale e shqiptarëve nuk pasqyron modelin e shtetit-komb e kjo për faktin se shqiptarët nuk ndodhen të organizuar në një shtet të vetëm, por në disa shtete me aspirate të përbashkët anëtarësimin në BE dhe në NATO. Aspiratat e shqiptarëve nuk koencidojnë plotësisht me aspiratat dhe politikat e jashtme të shteteve, ku jetojnë. Për shembull, Serbia nuk kërkon të bëhet pjesë e NATO-s, e ndërsa shqiptarët, që janë në shtetin serb, si ato të Luginës së Preshevës duan të jenë në NATO.

Nje fenomen tjeter eshte fakti se, zyrtarisht,, pjesa me e madhe shqiptareve kane emigruar. Kjo ngre dilemen edhe ne lidhje me procesin e plote te formimit shtetit-komb, duke pasur parasysh faktin se per barriera fizike kombi shqiptar nuk eshte i unifikuar.

Shqiptaret duhet te marrin model shembullin e Diaspores se hebrenjeve, te cilet, e kishin bere me “amanet” biblik per t’u rikthyer ne Atdhe dhe per ta rindertuar ate nga e para.
Situata politike ne Shqiperi nuk pasqyron aspak nevojat dhe sfidat, me te cilat duhet te perballen shqiptaret. Megjithate, ka ardhur koha qe te leme mendimet meskine e te mendojme pertej barrierave provinciale dhe orientale,, te trasheguara nga pushtimi i gjate otoman.

Per here te pare po ndermerren hapa konkrete ne lidhje me rivlesimin e Diaspores shqiptare, duke e legjitimuar ate po per here te pare edhe me baze ligjore. Po ashtu, dhenien titull “Ambasador i Kombit” per disa personalitete te shquara e konsiderojne nje gjetje majft te rendesishme, jo vetem ne kuader te vleresimit individuale per kontributin e dhene, por edhe per te çuar perpara procesin e nisur ne lidhje me institucionalizmin e Diaspores.
Une, mendoj se duhet te lihet nje mbledhje e radhes, ku te jene te pranishem te gjithe “Ambasadoret e Kombit” e te behen propozime nga te gjjthe per te arritur ne konkluzione te rendesishme.

Gjithashtu, mendoj e besoj se proçeset ndërkombëtare janë shumë koheze e për këtë arsye duhet të dilet përtej skemave klasike të organizimit të shërbimit diplomatik, duke bërë decentralizim të kompetencave dhe të krijohen edhe figura (profesionistë të lirë) me autorizim shtetëror, që mund të merret vetëm me çështjet e komuniteteve të shqiptarëve në vendet, ku jetojnë. Këtë e them duke pasur parasysh edhe faktin e numrit të madh të shqiptarëve që jetojnë jashtë, dhe numrin, dhe personelin e pamjaftueshëm konsullor të shërbimit aktiv diplomatik.
Reformat e nisura duhet të plotësohen e formalizohen edhe me iniciativa të tjera konkrete, duke përdorur konceptin e susidiaritetit edhe në shërbimin diplomatik shqiptar.

Shqiptarët duhet të mendojnë seriozisht për të ardhmen e tyre, duhet të jenë të bashkuar e të veprojnë me koherencë për t’u përballur me realitetet dhe sfidat e kohës.

Çdo shqiptar që jeton jashteë duhet ta konsideroj veten një “Ambasador i Kombit”, duke vendosur veten në shërbim të Atdheut.