MENU
klinika

Deklarata

Djegia e mandateve/ Balla: Qëllimi i opozitës, të pengojë negociatat me BE

02.04.2019 - 21:50

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh se djegia e mandateve nga ana e opozitës ka si qëllim pengimin e Reformës në Drejtësi si dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë.

“Ne nuk kemi kohë për të humbur, shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. 30 qershori është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar modelin se ku duhet të ecin qytetet edhe bashkitë. PD dhe LSI kanë sot vetëm 2 qëllime.  Ata kanë 2 qëllime, të bëjnë çka munden për të penguar reformën, dorëzimi i mandateve ishte përpjekje për të penguar implementimin e një reforme historike.

E dyta, përpjekja për të penguar hapjen e negociatave në Qershor. Për të nxirë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të Be. Nuk ka asnjë shqiptar sot që nuk e beson se Luli dhe Monika, me hapjen e negociatave do merrnin një shuplakë tjetër dhe kjo është përpjekja e tyre e fundit për të penguar procesin historik drejt BE. Kryeministri ka qënë gjithmonë i gatshëm për dialog me opozitën por pa shkelur mbi kurrizin e kushtetutës dhe të demokracisë”, tha Balla.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste shtoi se Komisioni Europian konfirmoi bindjen që Shqipëria ka bërë progress në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e administratës publike.