MENU
klinika

Deklarata

“Do durojmë, por në fund…”, Rama sulmon sërish rektorin Mynyr Koni

08.04.2019 - 13:15

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është bërë sërish shënjestër e sulmit të kryeministrit Rama.

Teksa ka zhvilluar një takim me studentët për “Programin Kombëtar të Praktikave të Punës”, Rama tha se përgjegjësi kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”, është pikërisht Koni.

Gjithashtu Rama foli edhe për titujt akademikë, ku theksoi se ka shumë pedagogë me tituj pa vlerë, për të cilat universiteti nuk ka bërë asnjë hap.

Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet.

Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem.

Kur thoja se unë do të mbetem protestuesi i fundit, ju atëherë qeshnit dhe më thoshit: Shko njëherë plotëso 8 pikat. Vlerësim i titujve akademikë e bën universiteti. Asnjë hap, zero, pse?

Sepse ajo do të hapë një proces njësoj si ai i gjykatësve dhje prokurorëve dhe ka shumë nga ata që janë profesor që iu shfaqen si pedagogë, por në fakt janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë lloj vlere dhe asnjë lloj baze.

Unë bën doktorët e shkencave sikur të jenë shalqinj. Do durojmë e do durojmë, por edhe ne do të plasim në fund”, tha Rama sot në një bashkëbisedim me studentët.