MENU
klinika

Aplikojnë pranë ISSH

Dogjën mandatet/ Berisha dhe Kryemadhi kërkojnë pagesat

02.04.2019 - 19:05

Edhe pse dogjën unanimisht mandatet, ish-deputetët e opozitës nuk dëshirojnë të ngelen ‘thatë’ nga ana financiare.

Sipas informacioneve, 11 deputetë të opozitës kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore për të marrë pagesën shtesë, e cila është sa gjysma e pagës bruto që merrnin në Kuvend.

Në ligjin për statusin e deputetit parashikohet që ata të përfitojnë pagesën e cila jepet nga Instituti i Pensioneve. Në listën e siguruar nga TCH, bie në sy emri i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetares së Lëvizjes Socialsite për Integrim, Monika Kryemadhi.

Në listë bien në sy edhe emrat e Grida Dumës, Andon Frrokajt, Gent Strazimiri, Florjon Mima, Genc Pollo, Dhurata Çupi, Nard Ndoka si dhe Petrit Vasili. Sipas ligjit 8097, i vitit 1996, ish-deputetët përfitojnë pagesë kalimtare pas mbarimit të mandatit. Ligji parashikon se shuma shkon në masën 50% të pagës bruto të deputetit për aq vite sa kanë patur funksionin e deputetit, por jo më shumë se 3 vjet.

Rroga kalimtare merret nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, i cili i paguan duke filluar nga muaji i tretë i mbarimit të mandatit.  Kjo pasi për dy muajt e parë ata kanë përfituar rrogën e plotë nga Kuvendi. Në këtë mënyrë, rroga kalimtare fillon nga 21 prilli kur bëhen dy muaj nga djegia e mandateve nga opozita.

Ndërkohë, një pjesë e deputetëve të opozitës kanë bërë padi në Gjykatën Administrative kundër Kuvendit, duke kërkuar pagat e muajve kur ata kanë qenë në bojkot parlamentar.

Marrëveshje për bujqësinë dhe administratën publike

Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri

"Kemi pasur Mbretëreshën nga Hungaria!"

Rama batuta me Orban për “këpucët e mërzitshme”

"Shikojmë pengesa politike! E vështirë për t’i kaluar"

Kryeministri i hungarez: Shqipëria duhet të ishte pjesë e BE

Dy qarqet ku do të aplikohet votimi elektronik

Parlamentaret 2025/ Celibashi i dërgon letër partive politike!

“Sa më shumë kalojnë ditët, dhimbja duket se rritet”

Edlira Çepani prek me fjalët për Gert Bogdanin: Ti e fitove betejën tënde