MENU
klinika

La Liga

Real Madrid ‘dorëzohet’ ndaj Vallecano

28.04.2019 - 23:28

Real Madrid ka dështuar të marrë një rezultat pozitiv edhe ndaj Rayo Vallecanos, duke humbur me rezultatin 1-0.

Golin e vetëm të këtij derbi të Madridit e shënoi Ebarba me 11 metërsh që në minutën e 23-të, rezultat që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.

“Los Blancos”, tashmë në kuotën e 65 pikëve, nuk kanë më pretendime për t’i rrëmbyer vendin e dytë Atleticos, por as kërcënohen nga Getafe, që ka 10 pikë pak.

Edhe trajneri Zinedine Zidane, kishte bërë ndryshime në formacion, duke hedhur në fushë emra të rinj si Vallejas apo Mariano.

Girona ishte surpriza e ditës në La Liga duke mposhtur 1-0 Sevillan.

Në ndeshjet e tjera, Real Sociedad mposhti 2-1 Getafen, ndërsa Villarreal-Huesca përfundoi 1-1.