MENU
klinika

Furnizimet e tatueshme

DPT njoftim të rëndësishëm për tatimpaguesit

02.04.2019 - 14:00

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në vijim të informimit të tatimpaguesve sqaron se duhet të bëhet qartë dallimi ndërmjet furnizimit të mallrave dhe furnizimit të shërbimeve për zbatimin e dispozitave në lidhje me vendin e furnizimit, konkurrueshmërinë, momentin e lëshimit të faturës, shkallën e TVSH-së ose përjashtimin si dhe regjimet e ndryshme tatimore.

Kështu, sipas DPT-së ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar përcakton si transaksione të tatueshme nga natyra dhe janë pikërisht furnizimet e mallrave dhe shërbimeve të tatueshme përveç kur bëjnë pjesë në transaksionet e përjashtuara si dhe kur ligji i përcakton si të tilla.

Ndërkohë, transaksionet që janë të patatueshme për nga natyra, trajtohen si transaksione të tatueshme kundrejt pagesës, pasi në rast mostrajtimi shkaktojnë shtrembërim të konkurrencës.