MENU
klinika

Nderon komuniteti i hip hopit

Drake nderon Nipsey Hussle në Londër

03.04.2019 - 19:31

Drake  nderon jetën dhe veprën e Nipsey Hussle. Gjatë një koncerti të tij të hënën në Londër, Drizzy ka nderuar reperin e njohur, i cili ishte vrarë duke u zënë në pritë në Los Angeles të dielën.

Vepra e Nipsey u nderua nga këngëtarë të shumtë, kryesisht të hip hopit. Më herët edhe Rihanna shprehu keqardhjen e saj pëmes një publikimi në rrjetet sociale.

Darkë lëvdoi mikun e tij në koncertin e mbajtur në Londër, duke e cilësuar si një person me vlera të mëdha.

 

Drake i cili bashkëpunoi me Nipseyn në projektin “Killer” në vitin 2013.

Nipsey u qëllua për vdekje jashtë prej dyqanit Marathon Clothing që ishte pronë e tij të dielën.