Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në KE, Genoveva Ruiz Calavera ndodhet në një vizitë zyrtare, në Tiranë.
Calavera ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama. Ndër të tjera, mësohet se gjatë vizitës është diskutuar për Reformën në Drejtësi. Takimi i tyre është pasqyruar edhe në faqen zyrtare të delegacionit të BE, në Shqipëri.
“Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare, në Twitter të delegacionit të BE, në Shqipëri.