MENU
klinika

Isaac njofton lajmin

Dua Lipa në Shqipëri së shpejti?

25.04.2019 - 14:41

Dua Lipa është mjaft e lidhur me vendlindjen e saj, Kosovën dhe kjo dihet nga të gjithë pasi këngëtarja jo vetëm që nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën e saj por përkundrazi e ka treguar hapur dhe në shumë momente suksesi, prejardhjen e saj.

Por, disa shenja të vogla flasin se ajo shumë shpejt do të vizitojë edhe Shqipërinë.

Së paku kështu ka konfirmuar Isaac, i dashuri i këngëtares nga Prishtina.

Ai në pyetje ju përgjigjet  fansave në Instagram ku edhe ka konfirmuar se do të vizitojë shpejt Shqpërinë e ai asnjëherë nuk udhëton pa Duan.

Kam vizituar Shqipërinë dy herë. Së shpejti tri”, u shpreh ai në Instagram.

Isaac dhe Dua janë në lidhje prej shumë kohësh dhe janë të lumtur me njëri-tjetrin.