MENU
klinika

Durrës

Raporti kërcënon inxhinierët, 28-katëshi i paqëndrueshëm

06.04.2019 - 15:38

Dy vjet pasi nga momenti kur pallatit që ndodhet në vijën e parë të plazhit të Shkëmbit të Kavajës iu shembën konstruksionet metalike të 3 kateve, prokuroria e Durrësit ka në dorë një studim për gjendjen fizike të objektit që tashmë është 28 katësh.

Por ky raport që tashmë mësohet se ndodhet në Prokurorinë e Durrësit i ka kushtuar kërcënim drejtori i Institutit të Ndërtimit nga pronari i ndërtesës që është shpallur në kërkim.

Burime nga organi i akuzës thonë se raporti ishte kërkuar në kuadër të një hetimi të nisur në vitin 2017 mbi qëndrueshmërinë e ndërtesës.

Të njejtat burime thonë se në raport konstatohet se ndërtesa është e paqëndrushme dhe kërkohet ndërhyrje urgjente.

Por nga ana tjetër, drejtuesi i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu thotë se ky institucion shtetëror nuk merr vendime për prishje objektesh.

pallat durres-konica.al
pallat durres-konica.al

Instituti vetëm konstaton dhe ua lë institucioneve kërkese vendimmarrjen.

Ndaj dhe prokuroria e Durrësit tashmë thotë se do të bëjë verifikime të reja mbi bazë të raportit dhe më tej do të vendosë për hapat që do të kërkojë të merren.

Burimet thonë se raporti mund ti bashkohet nnjë dosjeje të vjetër për ndërtime pa leje ndaj ndërtuesit të këtij objekti, të cilit në vitin 2013 i është shembur një objekt në të njejtën zonë.

Ndërsa njihet si pronari edhe i një pallati 30 katër në Portin e Durrësit, ku vite më parë 8 katë u gjetën pa leje, por pavarësisht paralajmërimeve nuk u ndërhy.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin