MENU
klinika

Kritikojnë fansat

E bija mesazh për Gwyneth Paltrow: “Pa pëlqimin tim mos bëjë asgjë”

02.04.2019 - 10:29

Vajza Gwyneth Paltrow ka kritikuar nënën e saj për publikimin e një fotografie pa pëlqimin e saj.

Edhe pse fytyra e vajzës 14-vjeçare ishte kryesisht e mbuluar me syze, ajo reagoi ashpër kundër nënës.

Mami, biseduam për këtë. Nuk mund të bësh asgjë pa pëlqimin tim”, shkruan Apple Martin.

Më pas aktorja iu përgjigj se e kishte fytyrën e mbuluar, por sërish komentoi vajza se prindërit nuk duhet të ekspozojnë jetën e fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.

Disa e kritikuan vajzën e artistes që e kritikoi publikisht të ëmën, të tjerë e inkurajojnë atë duke theksuar se nuk duhet të jetë e lumtur sepse pamja e saj u pa nga 5.3 milionë ndjekës të nënës së saj.

Është krejtësisht normale, adoleshentët duan të fitojnë kontroll mbi atë që bëjnë prindërit e tyre”, komentoi një profesor i komunikimit dhe teknologjisë në Universitetin e Singaporit.

Sot ekziston një dimension i saktë i ekzistencës, është e domosdoshme që prindërit të dinë se ndarja e fotografive të fëmijëve të tyre duhet të jetë një çështje e prindërve në marrëveshje me fëmijët”, shton ai.