MENU
klinika

Kavafis "poeti plak"

E pa dhe e la botën të njëjtën ditë

29.04.2019 - 13:01

“Mos besoni vetëm në atë që shihni. Është më i thellë shikimi i poetëve. Për ata, natyra është oborri i shtëpisë”. 

 

MURE

Pa pikë mëshire, pa shqetësim, pa skrupuj,
Rreth meje ngritën mure të lartë e të mëdhenj.

Dhe rri tani këtu pa shpresë, i strukur,

Tjetër s’mendoj, veç këtij fati që më bren.

 

Sa gjëra kisha për të bërë përjashta!

Kur ngritën muret, si nuk i thirra kokës?!

Por as zhurmë s’dëgjova, as murator nuk pashë…
Krejt pa u ndier më mbyllën jashtë botës.

 

Kostandin P. Kavafis, pseudonimi i Konstantinos Petrou Kavafis, lindi më 29 prill 1863, në Aleksandri të Egjiptit dhe vdiq po më 29 prill 933 në Aleksandri, poeti grek i cili zhvilloi stilin e vet me vetëdije individuale, duke u shndërruar në një nga figurat më të rëndësishme jo vetëm në poezinë greke, por edhe në poezinë perëndimore. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Aleksandri të Egjiptit, i pëlqente letërsia angleze dhe franceze dhe, në përgjithësi, fliste anglisht, madje edhe greqishtja e tij kishte një theks britanik.

 

 

 

Prindërit e Kavafisit vinin që të dy nga komuniteti grek në Konstandinopojë (Stamboll, Turqi), i ati zotëronte një firmë import-eksporti. Vitet e rinisë Kavafis i kaloi në Angli, vite që luajtën një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit të tij kozmopolit. Ai shkroi shumë, por ishte kritik i ashpër i vetes, duke botuar vetëm rreth 200 poema. Krijimtaria e tij më e rëndësishme u shkrua pasi kishte mbushur të dyzetat dhe për disa arsye ai e quante veten “poet i moshuar”. Skeptik, mohoi ose u qesëndis me vlerat tradicionale të krishtërimit, patriotizmit dhe heteroseksualitetit, megjithëse ndihej i shkujdesur në mosnënshtrimin e tij.

 

 

Gjuha e tij është një përzierje e greqishtes së rafinuar dhe të ngurtë, të quajtur “katharevusa”, e trashëguar nga bizantinët dhe gjuha demotike, ose e folur. Stili dhe toni i tij janë të brendshëm dhe real. I pasionuar për historinë, poeti grek na ofron histori të lashta dhe emocione të kaluara. Trajtimi lirik që dha për tema të njohura historike e bëri tejet popullorm, veçanërisht ndikues pas vdekjes.  Poezitë romantike dhe sensuale kanë në themel të tyre dashurinë. Ndërkohë që i lexon ndjen lirizmin mjeshtëror me të cilin janë shkruar. Nëpërmjet këtyre poezive preken tema të ndjeshme, jetësore dhe emocionale. Veçantia  e tyre është se ato i referohen së shkuarës. Poezitë filozofike mbajnë kurorën e lavdisë në veprën e tij. Kavafis mundohet të japë një zgjidhje të mendimeve  njerëzore, të sprovave në jetët tona dhe të çdo vështirësie që hasim në përditshmëri e që në mendjet tona nuk dimë t’i vendosim një emër, si në rastin e poezisë “Muret” etj.  Pas vitit 1885, u rikthye në Aleksandri, ku jetoi deri në fund të jetës. Vdiq më 29 prill 1933, ditën që mbushi shtatëdhjetë vjeç.

 

Vlerësime të lavdërueshme pati në punën “Quarteti i Aleksandrisë” të Lawrence Durrell. Poezitë e Kavafis u botuan fillimisht para luftës së Dytë Botërore dhe u ribotuan në vitin 1949. Janë botuar një sërë vëllimesh me poezi si “Poezi” të K. Kavafis (1951), “Poezitë e plota të Kavafis”, “Poezitë e papërfunduara”, “Shënime poetike dhe morale”  etj.

 

PËR AQ SA KE BRENDA VETES

Dhe nëse s’mund të jeta ajo që ti dëshiron
Kërko së paku këtë
Që ke brenda vetes: mos e prish
Në shumë biznese me njerëzit
Me shumë fjalë në një vajtje-ardhje plot tension.

Mos e prish duke e sjellë në mëshirë
Të fatit të lojës përditshme
Të pa mend të takimeve
Dhe ftesave
Derisa ta bësh atë një të huaj të mërzitshme.

 

 

DRITARET

 

Në këto dhoma të errëta, ku kaloj
ditë të vështira, eci rreth e qark
dritaret të gjej. Nëse hapet
një dritare, është për mua ngushëllim.

 

Por, ah, ato nuk gjenden, apo t’i gjej
nuk mund. Ndoshta më mirë kështu.
Se drita do jetë ndoshta një tjetër tirani.
E kushedi ç’gjëra të reja do zbulojë.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Poezia si institucion

Gjuha përmes vargut

Nobelisti klasik helen

Jorgos Seferis poeti-diplomat

Nga Valerio Magrelli

PPP: Politika, pelikula, poezia