MENU
klinika

Pashka

E Premtja e Zezë/ Besimtarët ndoqën ceremonitë fetare

27.04.2019 - 08:55

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan të Premten e Zezë, ditë që simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq. 

Me mijëra besimtarë por edhe vizitorë u bënë pjesë e ceremonisë në Korcë ku bashkohen 7 epitafë. Nën tingujt e një muzike funebër, ata  parakaluan në dy bulevardet e qytetit dhe më pas u rikthyen në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”.

Aty bëhet edhe riatuali i kalimit nën Epitaf që besimtarët e shoqërojnë me lutje për më shumë shendet e mirësi. Mijëra qytetarë, pavarësisht besimit fetar ndoqën edhe në Berat ritualin e nxjerrjes së epitafit në rrugë.

Ka qenë Kryepeshkopi i Vlorës, Kaninës dhe gjithë Jugut, Imzot Ignati, i cili ka drejtuar edhe rritet fetare në Katedralen e Shën Dhimitrit. Ceremoni të ngjashme u mbajtën pranë të gjitha kishave ortodokse. Të dielën besimtarët do të kremtojnë Ringjalljen e Krishtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN