MENU
klinika

Njoftimi i policisë

E rëndë në Tiranë/ Bie nga lartësia, humb jetën 60-vjeçari

19.04.2019 - 11:02

Një 60-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Viktima ka rënë nga lartësia e një objekti në rikonstrukturim në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në zonën e Saukut në një objekt në rikonstruktim ka rënë nga lartësia në rrethana ende të paqarta shtetasi F. Z., 60 vjeç i cili gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.