MENU
klinika

Pengesa për emigrantët

Edhe Evropa si Amerika/ Orban ndërton ‘mur’ kufitar me Serbinë

17.04.2019 - 17:55

Kryeministri hungarez Viktor Orban vlerësoi Serbinë për pranimin e një pengese kufitare ndërmjet dy vendeve. Qeveria hungareze ngriti pengesën për të penguar rrjedhën e vazhdueshme të emigrantëve të paautorizuar në Hungari dhe Orban tha se Serbia gjithashtu përfiton nga kjo.

Orban u tha gazetarëve të hënën në Subotica, në Serbinë veriore në kufirin hungarez se Serbia e ka kuptuar përfiton nga pengesa në kufi, përderisa migrantët nuk mund të hyjnë në Hungari, më pak do të mbërrijnë gjithashtu në Serbi.

“Ajo që është e mirë për Hungarinë është gjithashtu e mirë për Serbinë. Është një sukses i përbashkët i politikës serbe dhe hungareze kidhur me migracionin”, tha kryeministri.

Ai tha se tani BE është më pak i kërcënuar nga fluksi i migrimit nga Ballkani përmes Hungarisë, por shumë më tepër i kërcënuar nga të ardhurit nga Afrika e Veriut.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç pohoi se një politikë e unifikuar e BE-së është e nevojshme përsa i përket emigrantëve. Ajo specifikoi se aktualisht në Serbi ka rreth 3.500 emigrantë, të cilët nuk kanë ndërmend të qëndrojnë në vend, por duan të arrijnë në Evropën Perëndimore.

Në takimin e tyre, Orban dhe Brnabiç riafirmuan dëshirën e tyre për të intensifikuar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, duke përfshirë edhe hapjen e vendkalimeve të reja kufitare.

Në të njëjtën kohë, Orban tha se shpresonte për integrimin e shpejtë të Serbisë në BE, të cilin ai tha se beson se është në interesin më të mirë të gjithësecilit.

“Nëse Serbia nuk bashkohet me BE, kjo reflekton mbi vendet në rajon,” tha ai, duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Serbia ka si faktor për stabilitetin rajonal. “Kur ka stabilitet politik ka gjithashtu rritje ekonomike,” tha ai.

Nga Info migrants

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fushata e Guy Verhofstadt kundër Orban

“Orban do të shkatërrojë Evropën”