Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi ka qenë sot e ftuar në një prej formateve më të ndjekura televizive ku ka bërë një rrëfim të sinqertë për jetën e saj tani që është nëna e një djali.
Djali Luxifer është 15 muajsh dhe Egla tregoi se babi i tij Alexandre de Basseville, nuk jeton më pranë tyre.
“Alexandre më ka thënë se detyra ime, ajo që mbaj mbi shpatulla, më bën të mos kem një jetë normale. Une e pranova se as unë nuk jam normale. Kur morëm vendimin për të qenë bashkë, ai ma bëri të qartë se familja e tij ka një protokoll të fortë, që është: Detyra mbi të gjitha”, u shpreh Egla.
Egla gjithashtu sqaroi se bashkeshorti po merret me punët e tij dhe udhëtimet anembanë botës:
“Është në udhëtime, vende të ndryshme të botës. Gjatë këtij viti 6 muaj nuk kemi qenë bashkë. Alexandre nuk ishte as gjatë lindjes së djalit. Unë i thashë, nuk është detyra jote fare dhe nuk doja të ishte aty. Unë e kam marrë përgjegjesinë 100% për jetën familjare”.
Egla tregoi se Alexandre nuk është një baba normal, që mund t’i ndërrojë pelenën të birit. Gjëra të tilla sipas saj ai as nuk i mendon.