MENU
klinika

Alarmohen qytetarët

Eksploziv pranë Gjykatës në Vlorë

08.04.2019 - 15:14

Një pako e dyshimtë eksplozivi është gjendur pranë një zyre avokatie në Vlorë.

Sipas informacioneve, pakoja e dyshimtë është pikasur pranë Gjykatës së Rrethit Vlorë. Për momentin nuk ka të dhëna të reja, ndërsa policia dhe Forcat Xheniere janë nisur drejt vendit ku dyshohet se ndodhet sasia e lëndës plasëse.

“Sot rreth orës 14:14, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, në derën e një zyre ligjore është gjetur një objekt ku brenda tij dyshohet të ketë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Priten forcat e posaçme xheniere në lidhje me vijimësinë e veprimeve”, njofton policia.