MENU
klinika

Detajet

Elbasan/ 42-vjeçari përplaset për vdekje në Bulevard

27.04.2019 - 09:23

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në Elbasan.

Shtetasi Gentian Sula, 30 vjeç, duke drejtuar makinën në Bulevardin “Aqif Pasha”, ka përplasur për vdekje, shtetasin Altin Bahja, 42 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Elbasanit ben me dije se ka vene ne pranga shtetasin G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

G.S., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi në Bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje shtetasin A.B., 42 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkelje e rregullave të Qarkullimit Rrugor” dhe ” Largimi nga vendi i aksidentit”.