MENU
klinika

Konfirmohet zyrtarisht

Eleni Foureira sërish në Eurovizion

16.04.2019 - 10:46

Eleni Foureira ngjitet sërish në skenën e Eurovizion.

Eleni Foureira është një emër i njohur i skenës, pasi në shumicën e rasteve këngët e saj janë kthyer të gjitha në hite.

Kënga e saj “Fuego” me të cilën prezantoi Qipron në Eurovizion vitin të kaluar vazhdon të mbetet një ndër më të dëgjuarat.

Eleni ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shkruhet: Është zyrtare. Eleni Foureira do të performojë në natën finale të ‘Eurovision’ të këtij viti.

“Mezi po pres të përjetojë sërish kujtimet e vitit të kaluar”, shkruan këngëtarja krahas fotos së saj.

Tani thjeshtë mbetet për t’u parë performanca e saj këtë vit.