MENU
klinika

Viziton muzeun "Uffizi" në Firenze

Elton John, në karrocë me rrota

12.04.2019 - 16:11

Elton John, vizitoi këtë të enjte muzeun e Uffizi në Fierenze, të Italisë, ku u shfaq në karrocë me rrota.

Një kapërcim në kavilje, nuk mund të më pengonte që të vizitoja një prej muzeve më të bukur në botë”, shkroi këngëtari 72-vjeçar në llogarinë e tij në Instagram, ku publikoi edhe  fotografinë.

Një nga këngëtarët më të mëdhenj të muzikës botërore duket se nuk është duke jetuar ditët e tij më të mira.

Ai shihet i veshur me kostum sportiv dhe me atlete, ndërsa është fotografuar brenda muzeut.