MENU
klinika

Njoftn Justin Bieber

Emrat më të rëndësishëm të muzikës, një bashkëpunim

18.04.2019 - 15:33

Disa ditë më parë, në portalet e huaja qarkulloi një lajm se Ariana Grande dhe Justin Bieber do të sillnin së shpejti një bashkëpunim.

Ky lajm u konfirmua vetë nga Justin nëpërmjet një “like” në komentin e një fanseje të tij, megjithatë duket se kjo nuk është e gjitha.

Ditën e sotme, këngëtari publikoi një video të shkurtër ku zbuloi se kënga kishte në qendër shpëtimin e botës dhe bashkëpunimi nuk do të ishte vetëm me Ariana Granden, por dhe me emra të tjerë të njohur si: Halsey, Zac Brown, Brendon Urie, Miley Cyrus, Wiz Khalifa, Snoop Dogg, Rita Ora, Kevin Hart, Adam Levine, Shawn Mendes, Charlie Puth, Sia, Hailee Steinfeld, Lil Jon, Rita Ora, Miguel, Katy Perry, Lil Yachy, Ed Sheeran, Meghan Trainor, Joel Embiid, Tory Lanez, John Legend, Bad Bunny, Psy, Kris Wu, the Backstreet Boys, Benny Blanco etj.

Kënga e re do të publikohet nesër, bashkë me videoklipin. Kjo video, emocionoi edhe më shumë fansat e këngëtarëve, të cilët po presin me padurim të dëgjojnë këtë projekt i cili do të jetë pa diskutim një nga rezultatet më të mira si bashkëpunimi i artistëve më të sukseshëm në treg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


E kam dashur dhe e dua Selenën por...

Justin Bieber tregon kë dashuron vërtetë