MENU
klinika

Grabitja e 10 mln eurove

Ende mister viktima, shoqërohet gruaja e Admir Muratajt

10.04.2019 - 09:58

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht se trupi i pajetë i vrarë dje në grabitjen e 10 mln eurove në Rinas i përket Admir Muratjt, Policia e Shtetit ka shoqëruar gruan e tij.

Gruaja e Muratajt ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, e cila po pyetet me imtësi  për këtë ngjarje.

Trupi i pajetë i grabitësit ka pësuar plagë të shumta, çka e bën edhe më të vështirë indetifikimin e tij.

Ndërkohë lajmin e se viktima është Admir Murataj më herët e raportuan mediat greke.

Admir Muratajt, është organizatori i tre grabitjeve me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit janë dënuar.

CNN në gjuhën greke shkruan se Admir Murataj së bashku me 10 persona të tjerë shqiptare u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013.

Pas arratisjes së tij, më 16 maj 2013, ai kishte kryer së bashku me një bashkëatdhetar një grabitje në një bankë në Larisa.

Siç shkruan CNN grek, pak kohë më vonë, Murataj mori pjesë në një tjetër grabitje, në një supermarket në Peristeri.