MENU
klinika

Vetëm pak ditë larg...

Era publikon datën e lançimit të bashkëpunimit mes motrave

03.04.2019 - 15:26

U bë kohë që këngëtaret Nora dhe Era Istrefi kanë paralajmëruar se do të sjellin një duet së bashku.

Motrat kanë bërë të ditur titullin e këngës “Nuk e di”, dhe xhirimet e klipit kanë përfunduar pak javë më parë në Prishtinë. Së fundmi, ka qenë Era Istrefi ajo e cila ka zbuluar edhe datën e lançimit të këtij dueti.

Ajo ka publikuar një fotografi mjaft atraktive në InstaStory, ku ndodhet mbi një veturë luksoze.

Në mbishkrimin e saj, Era ka bërë të ditur se kënga e re vjen më 19 prill, ndërsa ka treguar dukjen e saj në një prej skenave më interesante të klipit.

Ndërkohë Era muaj më parë ka publikuar edhe këngën “Selfish” në bashkëpunim me Dimitri Vegas dhe Like Mike – këngë e cila është publikuar për tregun ndërkombëtar, dhe është pritur mirë nga fansat e saj.