MENU
klinika

Eurodeputeti ankesa për Shqipërinë

KE: Do analizojmë praktikat e prokurimit

11.04.2019 - 08:55

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga anëtari i Parlamentit Evropian, Paul Ruebig, Komisioni Evropian bën me dije se do të analizojë praktikat e prokurimit të qeverisë shqiptare, konkretisht ato në lidhje me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe krijimin e shoqërisë shqiptare të fluturimeve.

Bazuar në shumë raportime mediatike, në Shqipëri kanë ndodhur shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës lidhur me krijimin e linjës ajrore ‘Air Albania’ si dhe me ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Këto tregojnë se në këto dy raste përcaktimet e Marreveshjes së Stabilizim Asociimit janë shkelur”. “A përputhen vlerësimet ligjore të këtyre raportimeve mediatike mbi shkelje ligjore në fushën e prokurimeve dhe konkurrencës nga Qeveria e Shqipërisë me opinionin ligjor të Komisionit Europian?“, pyeste deputeti i Parlamentit Evropian Ruebig duke iu drejtuar Përfaqësuese së Lartë për Politikën e Jashtme të Sigurisë së BE-së, Frederica Mogherinin.

kolana e librave

Në përgjigjen e tij për Ruebig, komisioneri Hahn shkruan se komisioni është në dijeni të ankesave.

“Komisioni është në dijeni të ankesave për mundësinë e shkeljeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit lidhur me ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe të krijimit të shoqërisë Air Albania.

Do të bëjmë rekomandimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që këto vende të nisin fazën parapërgatitore për çeljen e negociatave për anëtarësim dhe kjo do të bëhet zyrtarisht”, por pavarësisht rekomandimit, vendimi mbetet në dorë të vendeve anëtare.