MENU

Femerët/ Si të marrin pension

Detyrimet ndaj taksave, përfitimet nga skema ISSH

20.04.2019 - 17:44

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar skemën që duhet të ndjekin fermerët për pagesat e detyrimeve ndaj shtetit si dhe përfitimet që mund të marrin nga skema e pensioneve.

Manuali i siguruar nga Drejtoria e Tatimeve shpjegon të gjitha hapat që duhet të ndjekin fermerët për tu rregjistruar, paguar taksat dhe marrë përfitimet.

Fermer quhet një individ që është banor atje ku zotëron tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim; zhvillon aktivitetin në një sipërmarrje bujqësore, si veprimtari për prodhimin e produkteve bujqësore, bimore ose shtazore, i vetëpunësuar në tokën e tij; dhe nuk është i regjistruar si person fizik ose juridik në QKB.

Fermeri regjistrohet si i tillë në Drejtorinë Rajonale Tatimore. Fermeri ka detyrime për të paguar Kontribute Vjetore të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore. Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Fermer, mund të gjesh më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tua tatimore në broshurën dhe videon më poshtë.

fermere-shkoder-konica.al

Quhesh fermer nëse:

a. Je banor atje ku zotëron tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim;

b. Zhvillon veprimtari bujqësore e blegtorale si bujk privat, i vetëpunësuar në tokën tënde;

c. Nuk je i regjistruar si person fizik ose juridik.

2. Që të përfitosh kompensimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) të paguar dhe subvencione nga Qeveria, regjistrohu tek Drejtoria Rajonale Tatimore (DRT):

a. Paraqitu fizikisht dhe dorëzo një formular me të dhënat e mëposhtme:

i. Dokumentin e identitetit;

ii. Një vërtetim nga Drejtoria e Bujqësisë për ushtrimin e veprimtarisë si bujk privat;

iii. Të dhëna personale dhe të biznesit (adresa, telefoni, vendi dhe fusha e veprimtarisë, etj.).

b. Dhe merr dokumentin e identifikimit (brenda dy ditëve pas kërkesës), që quhet Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm (NIPT), dhe certifikatën përkatëse të regjistrimit si fermer ku shënohen të dhënat e biznesit.

Nëse pas regjistrimit fillestar i ndryshon të dhënat, njofto DRT ku je regjistruar.

Kujdes:

a. Për arkëtimin nga blerësi të shumave mbi 30 mijë lekë, kompensimi të jepet vetëm nëse ato i bën nëpërmjet sistemit bankar ose shërbimit postar;
b. Kur shitjet vjetore e kalojnë shumën 5 milionë lekë në vit, kompensimi të ndërpritet sepse duhet të regjistrohesh si biznes i vogël dhe bëhesh subjekt i pagimit të TVSh-së dhe detyrimeve të tjera tatimore;

c. NIPT-i vlen dhe duhet përdorur për shitjet tek blerësi vetëm të produkteve të tua;

d. Kur nuk kryen aktivitet, dorëzo NIPT-in në DRT dhe çregjistrohu si fermer.

Për të përfituar pension (pleqërie, invaliditeti dhe familjar), dhe pagesë për lindje fëmije regjistrohu tek Agjencia e Sigurimeve Shoqërore (ASSh)

a. Nëse je:

i. I aftë për punë;

ii. I vetëpunësuar në bujqësi dhe i pasiguruar nga punësimi në sektorë të tjerë;

iii. Mbi moshën 16 vjeç.

b. Duke paraqitur:

i. Certifikatën familjare;

ii. Vërtetimin e pronësisë mbi tokën ose të së drejtës së përdorimit të saj;

iii. Kontratën e qeramarrjes së tokës bujqësore;

iv. Vërtetim të Njësisë Administrative Bashkiake për ushtrimin e veprimtarisë si bujk privat.

Kujdes: Dokumentat janë personale, paraqiten por nuk dorëzohen tek nëpunësi i ASSh-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fondet nga Programi i Bujqësisë

579 milionë lekë për fermerët, shpërndarja