Tre djemtë e këngëtares së famshme Gwen Stefani nuk e konsiderojnë Blake Shelton vetëm të dashurin e nënës së tyre. Për ta, ai është një figure babai. Blake është i pranishëm në jetët e tyre për vite të tëra, dhe djemtë jo vetëm që e respektojnë por e duan shumë këngëtarin.
Një mik i përbashkët i Gwen dhe Blake thotë për faqet rozë: “Ata ishin bashkë gjatë festës së Pashkëve. Djemtë i kanë thënë Gwen që për ta, Blake është si një baba i dytë. Ata e duan dhe e respektojnë shumë atë.
Madje shpesh i thonë Blake që i janë mirënjohës për gjithë të mirat që ka sjellë në jetën e tyre. Por nga ana tjetër, Blake për asnjë moment nuk është përpjekur tu zëvendësojë babain e tyre biologjik. Kingston, Zuma dhe Apollo kanë marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Gavin.
Gwen Stefani dhe Gavin Rossdale janë prindër të fëmijëve Kingston 12 vjeç, Zuma 9 dhe Apollo 5 vjeç. Pas më shumë se 20 vitesh lidhje me rokerin, Gwen nisi procedurat për divorc.
Ajo ende nuk ka zbuluar saktësisht se çfarë ndodhi, por sipas thashethemeve, gjatë asaj kohe Gavin e kishte tradhtuar me dadon e fëmijëve, madje ajo ishte shtatzënë.