MENU
klinika

Studimi

Femrat gënjejnë se nuk gërhasin

26.04.2019 - 09:49

Një studim i ri zbulon se kur bëhet fjalë për gërhitje, gratë janë gënjeshtare.

Studimi i botuar në “Journal of Clinical Sleep Medicine” shqyrtoi pothuajse dy mijë të rritur me çrregullime të mundshme të gjumit.

Secili duhet të plotësonte një pyetësor, ku u zbulua se femrat janë të prirura të tregojnë se nuk gërhasin gjatë natës.

Nga 88 për qind e grave që gërhasin, vetëm 72 për qind e pranuan.

Nga ana tjetër, burra kishin tendencë të raportonin mbi gërhitjen e tyre.

Ekspertët mjekësorë thonë se gërhitja shpesh është një shenjë e pengimit të frymëmarrjes.

Ata shqetësohen se femrat nuk mund të marrin ndihmën që u nevojitet nëse nuk janë të gatshme të tregojnë se gërhasin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN