MENU
klinika

Festa e luleshtrydhes

Fermerët ankohen për çmimet dhe mungesën e investimeve

20.04.2019 - 16:27

Festën e luleshtrydhes, fermerët në Frakull të Fierit e kanë shfrytëzuar për të shprehur shqetësimin për çmimin e ulët të saj por edhe mungesën e vëmendjes së qeverisë.

Në Frakull është i treti vit që luleshtrydhes i kushtohet një festë. Por fermerët që merren me kultivimin e saj nuk kanë arsye të jene entuziastë dhe aq më tepër të festojnë.

“Prodhimi që ka pasur nuk ka qenë ai i prituri. Hasim vështirësi si në prodhim, si në çmime. Malli ka pasur probleme për tu shitur”

Prezencën e përfaqësuesve të qeverisë e shfrytëzuan për të shprehur problemin e mungesës së investimeve dhe mbështetjes.

“Nuk kemi asnjë ndihmës, punojmë vetë”.

Ministri Klosi i shoqëruar nga Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi tha se festa të tilla shërbejnë për të promovuar prodhimin e fermerëve.

Klosi: Është një kombinim perfekt i festës tradicionale, prodhimeve vendas.

Në Frakull ndodhet numri më i lartë i fermerëve që kultivojnë luleshtrydhen ndërsa festa kushtuar këtij fruti tashmë është kthyer në traditë.