MENU
klinika

Atalanta mposht Fiorentinën

Finale shqiptarësh në Kupën e Italisë

25.04.2019 - 22:53

Finalja e Kupës së Italisë do të jetë një sfidë shqiptarësh ku Berisha dhe Gjimshiti do të përballen me Strakoshën për të diskutuar trofeun.

Atalanta mposhti 2-1 Fiorentinën duke u kualifikuar në finale të kompeticionit.

Vjolat e nisën vrrullshëm sfidën, ku Muriel shënoi që në minutën e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë nga skuadra e tij.

Megjithatë Atalanta nuk u dorëzua dhe në miuitën e 14′ Josiph Ilicic ndëshkoi ish-skuadrën e tij nga 11-metërshi. Pjesa e parë u mbyll në barazim ndërkohë që e dyta foli më shumë për Atalantën.

Në minutën e 69′ Papu Gomez lëshoi një goditje në portë që me devijimin e portierit kundërshtar përfundoi në rrjetë duke i dhënë epërsinë Atalantës.

Rezultati mbeti i njëjtë deri në fund me Atalantën që do të jetë kundërshtari i Lazios për të diskutuar trofeun.

Fiorentina e Montella-s humb kështu mundësinë për të luajtur në kompeticionet europiane ndërkohë që Atalanta arrin në finalen e Kupës pas 23 vitesh.