MENU
klinika

Deklarata

Fjalimet/ Ruçi i ashpër në Kuvend, kritika deputetëve

25.04.2019 - 13:22

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi është treguar i ashpër sot me deputetët e Kuvendit.

Ai ka kërkuar që deputetët të bëjnë fjalime reale e të lënë pas paradat e sukseset.

Ruçi ngriti shqetësimimn se qytetarët që paguajnë për TVSH-në nuk ndjekin dot kanalet televizive.

“Ne jemi këtu përfaqësues të atyre që na kanë zgjedhur dhe po na kanë ndjekur pyesin cfarë po raportoni kur Televizioni publik shqiptar ka tetë kanale dhe unë nuk i ndjek dot ato dhe ju flisni për paradat dhe sukseset tuaja.

Apo jo zoti Musa? Ke televizor të teknologjisë së fundit, unë flas për ata që nuk kanë televizorin tënd dhe timin, me 10 mijë lekë është i vetmi kanal që taksapaguesit shqiptar janë aksionerë në financat e TVSH-së dhe e paguajnë ata, 12 mijë lekëshin”- ka thënë ai.

Takim me institucionet/ Ruçi: Nuk janë korrektë
Takim me institucionet/ Ruçi: Nuk janë korrektë

Më tej, kreu i Kuvendit tha se këto shqetësime duhet të ishin pjesë e diskutimit.

“E dyta vërtitet një kanal tjetër, RTSH Kuvend, diskutojnë deputetët dhe nuk merakosen për veten kur do të transmetohet në mënyrë permanente.

Një pjesë e zgjedhësve tanë janë me aftësi të kufizuara dhe kërkojnë kur TVSH do na mundësojë të ndjekim Kuvendin përmes gjuhës së shenjave”- tha ai.

Në fund, Ruci kërkoi fjalime reale, jo formale.

“Prandaj raportimet dhe rezolutat nuk duhet të jenë formale por efektive, brenda shqetësimeve që kanë njerëzit që na kanë zgjedhur” tha Ruçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga ish-gjyqtari tek zyrtari i lartë i Policisë! 18 të arrestuar!

Aksioni blic në Elbasan/ Zbardhen detaje nga operacioni i SPAK!

Operacioni ku u arrestuan dy ish-gjyqtarë

SPAK kontrolle në bizneset e Suel Çelës në Elbasan

Kush është personi që ndihmoi autorin të largohej

Vrasja e Martin Canit/ Dyshime se janë përdorur dy thika