MENU
klinika

Nga The Guardian

Flakët e Notre Dame dhe një mësim për evropianët

16.04.2019 - 17:29

Pamja e katedrales në flakë i kujton evropianëve që të kujdesen për atë që kanë të përbashkët…

Është e vështirë të përshkruash dhimbjen e të parit katedralen e Notre Dame në flakë. Dukej sikur po shikoje një xhevahir të çmuar të familjes që shkatërrohej përpara syve tanë. Por ajo që ishte edhe më e dhimbshme ishte të kuptonim rëndësinë e të gjitha gjërave: ne po shihnim të digjej diçka që menduam se nuk do të digjej kurrë.

Për të gjithë parizienët dhe evropianët, Notre Dame është thjesht një mrekulli. Atje qëndron krenaria dhe e admirimi. Çdo herë që kalonim, edhe sikur ta kishim parë atë një mijë herë, do ta shihnim gjithmonë. Ishte një mrekulli e botës, një monument i përjetshëm që ekzistonte shumë përpara nesh dhe do të ekzistonte shumë.

Vuajtja bëhet edhe më e thellë kur kupton se katastrofa e Notre Dame përfaqëson në mënyrë të përkryer gjendjen e evropianëve bashkëkohorë: njerëzit dënohen të jetojnë mes mrekullive, duke i trajtuar ato si të padenja, duke injoruar faktin se ato mund të zhduken, pastaj papritmas e gjejnë veten në një situatë që ata kurrë nuk do të kishin parashikuar.

Notre Dame mund të shkatërrohej vetëm nga koha, shumë, shumë vite pas largimit tonë. Nuk mund ta imagjinonim të ishim dëshmitarë të një katastrofe të tillë. Por tani jemi.

Pyetja që shtrihet para nesh tani është rindërtimi. Ne duhet të rindërtojmë. Emmanuel Macron tashmë është zotuar të riparojë Notre Dame, duke njoftuar nisjen e një fushate kombëtare të donacioneve. Por me këtë pyetje vjen një tjetër: si mund të rindërtojmë diçka që të gjithë mendonin se ishte e ndarë nga vetë koha?

Katedralja ka qenë gjithmonë një pjesë e jetës sonë të përditshme, një prani, një trashëgimi.

Për evropianët, djegia e Notre Dame vjen me një paralajmërim: Vlerësojini mrekullitë. Kujdesuni për to më shumë, sepse nuk mund të jenë me ju përgjithmonë.

Nëse ata vazhdojnë të mos kujdesen, ata së shpejti do të kuptojnë se tashmë gjithçka është në flakë. Për të rindërtuar këtë mrekulli, për ta shpëtuar atë evropianët do të kenë nevojë më shumë se para dhe një shqyrtim të thellë të asaj që kanë të përbashkët dhe çfarë do të thotë të jesh evropian.

Gilles Gressani është president i Groupe d’études géopolitiques. Mathéo Malik është kryeredaktor i Le GrandContinent

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Zonja jonë do të qajë për ne"

Nostradamus e tha 500 vjet më parë