MENU
klinika

Fotografi shqiptar i njerëzve të mëdhenj

Mili përjetësoi Pikason, Salvador Dalinë dhe yjet e Hollivudit

07.04.2019 - 13:59

Gjon Mili mbetet pa dyshim, një prej fotografëve më të mëdhenj të Amerikës. Përmes punës dhe talentit të rrallë, Mili që ka lënë gjurmë në historinë e fotografisë.

Gjon Mili mbahet mend për fotografitë që u ka bërë piktorëve të mëdhenj, si Pablo Pikaso apo Salvador Dali.

Ai ka lindur në Korçë dhe fëmijërinë e ka kaluar në Rumani, ku ka ndjekur kolegjin kombëtar në Bukuresht. Rreth vitit 1923, Mili emigroi drejt SHBA-së.

 

 

Në 1939, Gjon Mili filloi të punojë si fotograf në SHBA.

Gjatë viteve si fotograf, Mili u njoh me shumë artistë të shquar në piktura dhe në artin kinematografikë të Hollivudit.

 

 

Po ashtu, Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të tijin, gjashtë filma dokumentarë.

Puna e tij spikatëse si fotograf, ka Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski,

 

Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes.

 

 

Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haëard Greenberg Gallery të Nju Jorkut u paraqitën punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmin e fotografisë dhe filmit.

Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, ShBA, më 14 shkurt të vitit 1984.