MENU
klinika

Ai nuk ka kurrë turp!

Frojd: Doni ta njihni idiotin?

01.04.2019 - 11:40

Zigmund Frojd (Sigmund Freud), themeluesi i psikanalizës është i njohur për idetë radikale mbi botëkuptimin e njeriut. Përmes tyre ai transformoi psikologjinë, paçka se ato mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Më poshtë, ju mund të kujoni disa thënie të tij:

• Njerëzit janë më moralshëm sesa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë sesa e përfytyrojnë!

• Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por, përballë lëvdatave jam i pafuqishëm!

• Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!

• Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.

• Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!

• Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan!

• Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë!

• Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë!

• Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë!

• Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin!

• Ëndrrat janë shpesh më të thella, kur ato duken më të çmendura!

• Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, çfarë jo rrallë sjell edhe suksesin!

• Iluzionet na sundojnë, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj duhet t’i pranojmë pa ankesa, kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit, bëhen thërrime!

 

• Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar!

• Qëllimi i gjithë jetës është vdekja!

• Pyetja më e madhe, të cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje as nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë vitesh kërkimi mbi natyrën femërore është: “Çfarë do një femër?”!

• Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes, sa kur dashurojmë!

• Sa kemi përparuar. Në mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi!

• Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë në lajthitje!

• Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë!

• Detyra për të bërë njerëzit të lumtur, nuk është pjesë e planit të Krijimit!

• Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje!

• Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur!

• Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij!

• Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes!