MENU
klinika

Incidenti

Furtuna në Greqi, 4 të plagosur nga rrufeja në Akropol

17.04.2019 - 18:20

Rrufeja ka goditur hyrjen e Akropolit, konkretisht pikëshitjen e biletave, duke e shkatërruar plotësisht kioskën e vogël dhe duke lënë të plagosur 2 punonjëse dhe 2 turista, që në atë moment po blinin bileta për vizitën në monumentin e lashtë grek.

Turistët u plagosën nga xhamat e thyer, ndërsa punonjëset nga forca e rrufesë. Athina ka disa ditë me shira të furishëm, madje breshër ka shtruar si dëborë dje dhe sot.

Incidenti në hyrjen e Akropolit, tek shkallët qëndrore, afër kodrës së gjelbër Filopapu ka alarmuar policinë dhe bashkinë për masa emergjente mbrojtëse të turistëve e vizitorëve.

Katër të plagosurit janë transportuar urgjentisht në spital, gjendja e tyre nuk konsiderohet serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN