MENU
klinika

Detajet

Gara për PP/ Arta Marku dorëzon kandidaturën për kryeprokurore

29.04.2019 - 09:47

Numri i kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm ka shkuar në katër.

Pas prokurorit të Krimeve të Rënda, Olsian Çela, avokatit Lulzim Alushaj dhe prokurores së Apelit, Fatjona Memçaj, ka dorëzuar dokumentat edhe Arta Marku.

Marku është aktualisht kryeprokurore me mandat të përkohshëm por mesa duket synon tashmë një mandat 7-vjeçar.

Afati i fundit pet aplikimin për kryeprokuror është data 2 maj 2019.

KRITERET

Sipas rregullores së miratuar nga KLP-ja, një prokuror, që të kandidojë për të qenë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, duhet që të ketë 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

Të jetë diplomuar në Shkollën e Magjistraturës ose të ketë gradë shkencore në drejtësi. Të mos ketë mbushur moshën e daljes në pension.

Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit, para dorëzimit të shprehjes së interesit për Prokuror të Përgjithshëm, funksione politike në administratën publike.

Të mos ketë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit pozicione drejtuese në partitë politike. Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit.

Të mos ketë qenë dënuar më parë me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Të mos ketë qenë bashkëpunëtor, informatorë ose agjent i Shërbimeve të Inteligjencës dhe të mos ketë masë disiplinore në fuqi.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin