MENU
klinika

Foto

Gashi në Barcelonë/ Rakitic mirëpret sulmuesin shqiptar

27.04.2019 - 10:38

Shkëlzen Gashi për momentin është një futbollist i lirë dhe pa skuadër pasi prishi kontratën me skuadrën amerikane Colorado Rapids.

Nga ana financiare kjo nuk përbën problem për sulmuesin shqiptar, i cili do të përfitojë mbi një milionë dollar deri në fund të sezonit për prishjen e njëanshme të kontratës.

Sulmuesi shqiptar po shfrytëzon lirinë duke udhëtuar në vende të ndryshme të botës dhe së fundmi ka vizituar Barcelonën, ku ka takuar yllin kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic.

 

View this post on Instagram

 

Special guest.? Grande bro @s_gashi ??

A post shared by Ivan Rakitic (@ivanrakitic) on

“Mysafir special, vëllai i madh Shkëlzen Gashi”, shkruan Rakitic në Instagramin e tij, duke publikuar një foto ku shkëmbimin e fanellave.

Nga ana tjetër, edhe Gashi i cili ka falënderuar mikun e tij kroat për mikpritjen si dhe i ka uruar më të mirat për gjysmëfinalen e Champions.

Gashi dhe Raktic njihen që nga fëmijëria pasi kroati është rritur në Zvicër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Atalanta mposht Fiorentinën

Finale shqiptarësh në Kupën e Italisë

"The Reds" rimarrin kreun

Liverpool shkatërron Huddersfield