Përmes një postimi në facebook, ndërsa shpërndan momentet kur policia përdori gazin lotsjellës ndaj banorëve te ‘Bregu i lumit’, për t’i nxjerrë nga banesat kryedemokrati Lulzim Basha shkruan se qeveria i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.
“Të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!” -shkruan Basha ndër të tjera ndërsa apelon shqiptarët të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij regjimi.
“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa” mbyll kryedemokrati postimin e tij.