MENU
klinika

"Jam njeri..."

Georgina Rodriguez flet për shtatzaninë e përfolur

05.04.2019 - 12:02

Pak kohë më parë kanë qarkulluar mjaft lajme të cilat aludonin  se partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ishte  sërish shtatzanë.

Të gjitha këto hamendësime erdhën si pasojë e disa fotove ku ajo shfaqej me barkun e rrumbullakosur.

Por vetë Georgina ka reaguar në lidhje me lajmet, në një intervistë për revistën spanjolle “Hola”!

Kam qenë duke udhëtuar nga avioni në avion dhe kam ngrënë vetëm makarona për katër ditë rresht. Jam njeri. Grumbulloj lëngje dhe hormonet më ndikojnë dhe jam akoma duke u rikuperuar nga lindja e mëparshme.”- është shprehur ajo.