MENU
klinika

I përket Luftës së Dytë Botërore

Gjendet një predhë 300 kg në Fier, ushtria “blindon” zonën

04.04.2019 - 10:59

Një predhë, e cila i përket Luftës së Dytë Botërore është gjetur në fshatin Frakull të Fierit.

Predha është gjetur në zonën e liqenit të Frakullës së Madhe, nga banorët e fshatit të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Mësohet se ajo peshon rreth 300 kg dhe është e gjatë 129 centimetra.

Menjëherë pas marrjes së informacionit forcat e ushtrisë kanë rrethuar zonën ku ndodhet predha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Francezë e shqiptarë - njëqind vjet pas luftës

100 vite nga Lufta e I Botërore në Shqipëri