MENU
klinika

Grabitja në Rinas

Gjendet një tjetër furgon i djegur, dyshimet e para

10.04.2019 - 09:39

Të tjera detaje të reja janë zbuluar nga super-grabitja e djeshme në Rinas.

Mëngjesin e sotëm një tjetër furgon është gjetur i djegur në afërsi të Tapizës.

Policia po heton nëse furgoni që u gjet ka lidhje me grabitjen e djeshme në Rinas.

Dyshohet se brenda furgonit të djegur ka pasur granata dhe kallashnikovë.

Gjithashtu dyshimet janë se furgonit i është vënë flaka nga autorët për humbjen e gjurmëve.

Mjeti është shkrumbuar totalisht, pasi i është vënë flaka për të shkatërruar provat që mund të gjenden në të. Policia ka transportuar mjetin nga vendi ku u gjet.