MENU
klinika

“Dosja e Aplikimit”

Gjermania jep 2 mln euro për bujqësinë shqiptare

18.04.2019 - 15:09

Një projekt i ri me vlerë 2 milionë euro do të financohet nga qeveria gjermane për zhvillimin e qëndrueshëm rural në Shqipëri. Kjo marrëveshje është nënnshkruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe drejtori i GIZ Hannes Cassens.

Marrëveshja synon të nxisë konkurrueshmërinë e bujqësisë në Shqipëri.Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ministri Çuçi tha se, “kjo paketë është tërësisht e fokusuar në objektiva realë.  Pas implementimit të këtij programit të parë, do të kemi edhe një marrëveshje tjetër me shtesë fondi 8 milionë euro”.

Katër janë shtyllat kryesore ku do të fokusohet bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe GIZ, sipas marrëveshjes:

  • Implementimi i strategjisë dhe politikave për Zhvillim Rural (mbështetje për zhvillimin e strategjive dhe politikave në përputhje me kërkesat e BE, duke rritur përthithjen e fondeve të IPARD).
  • Promovimi i zinxhirit të vlerës së produkteve tipike në zona të caktuara (zgjedhja e produkteve do të ketë orientim ndaj tregut, produkteve tradicionale apo produkteve të turizmit rural)
  • Përmirësimi i edukimit dhe forcimi i dijeve në Bujqësi dhe Turizëm Rural.
  • Rritja e kapaciteteve dhe njohurive në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (mbështetje ndaj shërbimit këshillimor, shoqërisë civile, organizatave etj… me një fokus të veçantë në inovacionin në bujqësi)

“Dosjen e Aplikimit”

Aplikimi – bëhet në zyrat e bujqësisë të qarkut/rrethit përkatës. Pasi kompleton “Dosjen e Aplikimit”, aplikanti paraqitet në zyrat e “Komisionit të Pranimit dhe Vlerësimit të Aplikimeve” të qarkut/rrethit përkatës, të cilët bëjnë kontrollin e dosjes dhe futjen në sistem të të dhënave të aplikimit. Komisionet e pranim vlerësimit përbëhen nga 3 anëtarë, 2 nga të cilët përfaqësues të DB dhe 1 përfaqësues i AZHBR.

Vlerësimi i aplikimeve – bëhet automatikisht nga programi me futjen e të dhënave të aplikimit në prani të aplikantit. Vlerësimi i aplikimit bëhet me sistem pikësh mbi bazën e kritereve të përcaktuara në udhëzim.

Kontrolli administrativ – bëhet nga Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Selektimit të Aplikimeve, AZHBR qendër.

Verifikimi në terren – Në bazë të renditjes së aplikimeve në listat e vlerësimit të rrethit dhe në përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR  organizon verifikimin në terren të aplikimeve që ndodhen mbi vizën e financimit. Verifikimi bëhet nëpërmjet grupeve të verifikimit, në përbërje të të cilëve janë dy inspektorë të AZHBR dhe 1 specialit i DB të qarkut përkatës.

Autorizimi i pagesave – bëhet nga Drejtoria e Autorizimit të Pagesave – AZHBR, për projektet e realizuara në terren në përputhje me kushtet e përfitueshmërisë.

Ekzekutimi i pagesave – realizohet nga AZHBR, nëpërmjet Drejtorisë së Ekzekutimit të Pagesave, AZHBR qendër.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekonomia e vendit "primitive"

Cili sektor dominon me 19%?