MENU
klinika

Komisioni Kombëtar i Integrimit

Gjonaj: Reforma në drejtësi do të bëhet, nuk ka kthim pas

10.04.2019 - 16:12

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, tha se reforma në drejtësi është ndër reformat më të rëndësishme për Shqipërinë dhe nuk ka kthim pas.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit,, ministrja shtoi se qeveria ka shtuar pagat për punonjësit në drejtësi.

“Reforma në drejtësi do të bëhet sepse është kryereforma për Shqipërinë. Reforma në drejtësi nuk ka kthim pas. Kjo reformë do të bëhet me pjesëmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë dalë më të pastër nga vettingu.

Reforma në drejtësi po zbatohet me ritme të kënaqshme. Ka nisur funksionimi i KLGJ dhe KLP. Qeveria ka shtuar pagat për punonjësit në drejtësi. Sigurisht që reforma në drejtësi nuk ka për synim që vetëm të largojë prokurorët dhe gjyqtarët të lidhur me krimin, që kanë lidhje me krimin e organizuar ose që nuk justifikojnë pasurinë, por për të pasur një drejtësi të pavarur.

Mungesa e gjyqtarëve në Kushtetuese është shqetësuese. MD ka mbështetur me buxhet reformën në drejtësi. Gjyqtarëve dhe prokurorëve iu janë rritur pagat thuajse 2-fish. Kemi mbështetjen e qeverisë në këtë rrugëtim”, tha Gjonaj.

Më tej, ajo vlerësoi se maxhoranca do të japë mbështetje për reformën në drejtësi, që e konsideroi historike.

Dosja “5D”/ Mariglen Qato edhe Redi Molla i dhanë 11 tendera kompanisë së vet!

Si ranë në pranga 9 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës dhe biznesmenë

Me firmën e tij ‘avulluan’ 140 milionë lekë në Fier!

Vetting/ ‘Dora e zezë’ e Ceno Klosit edhe tek Inceneratorët!