04.04.2019 - 15:10
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj doli sot ashtu si çdo javë për të bërë publike masat e marra nga kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion.
Gajtë javës së kaluar, pas denoncimeve të qytetarëve në platformën e bashkëqeverisjes Shqipëriaqëduam.al, Gjonaj tha se Task Forca është ndalur në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore.
Ajo sqaroi se në bazë të shkeljeve janë rekomanduar 9 masa disiplinore për drejtuesin dhe specialistët.
Po ashtu minstrja njoftoi edhe tre masa disiplinore në burgun e Fushë-Krujës për tre punonjës që akuzohen për shpërdorim detyre.