01.04.2019 - 10:28
Adriatik Llalla kundërshtoi zgjatjen e afateve të hetimeve për çështjen e tij, por gjykata për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë.
Krimet e Rënda lanë në fuqi vendimin e Prokurorisë për Llallën, duke vendosur që hetimet të vijojnë edhe 3 muaj të tjerë.
Kujtojmë që vendimi për të zgjatur afatin e hetimeve me 3 muaj u mor rreth dy javë më parë nga Krimet e Rënda.
Më 25 mars, Llalla përmes një kërkese në Gjykatë kërkoi mbylljen e tyre.
Adriatik Llalla akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.