Ariana Grande u përball me një incident aspak të këndshëm gjatë performancës së saj në “Coachella 2019” mbrëmjen e djeshme, pasi një person nga publiku e goditi me limon.
Pas goditjes që mori në kokë, këngëtarja ka ndaluar menjëherë performancën e saj.
“Ja ç’ndodh ngaqë dikush nga ju më goditi me limon, dreq”- u shpreh këngëtarja dhe u largua nga skena.
Por, pak minuta më pas, Ariana u rikthye sërish në skenë duke kënduar hitin e saj të fundit të titulluar “NASA”.
Ndërkohë, fansat të saj janë të bindur se personi që goditi me limon këngëtaren ështe një mbështetës i Beyonce-s, pasi qarkulluan lajme se Ariana u pagua më shumë se ajo.
Kujtojmë që këngëtarja 25 vjeçare, i befasoi të gjithë mbrëmjen e së shtunës në “Coachella 2019”, me një performancë surprizë ku ftoi t’i bashkohej në skenë Justin Bieber i cili ka kënduar për të pranishmit në këtë festival madhështor superhitin e tij “Sorry”.