MENU
klinika

Bundesliga

Gol dhe asist, Rashica në 11-n e javës

02.04.2019 - 11:18

Ka shënuar golin e tetë këtë sezon me Werder Bremen dhe po bën një punë të shkëlqyer në Bundesliga. Milot Rashica, që prej janarit të vitit 2019, ka bërë gjithçka mirë.

Mesfushori kosovar po luan rregullisht ndeshje pas ndeshje dhe ka fituar besimin e trajnerit, duke u kthyer në një golashënues të rregullt.

Në 10 ndeshje që ka qenë në fushë, 22-vjeçari ka shënuar plot 8 gola dhe ka asistuar në dy raste të tjera. Goli i tij i fundit ishte këtë fundjavë ndaj Mainz.

Përveç golit, sulmuesi ka realizuar edhe një asist dhe lojë shumë pozitive, duke qenë për 83 minuta në fushë.

Loja e mirë ka bërë që Rashica të jetë pjesë e formacionin më të mirë të javës që lamë pas në Bundesliga. Një tjetër vlerësim dhe arritje për mesfushorin kosovar, që po shkëlqen edhe te përfaqësuesja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN