MENU
klinika

Deklarata e zëdhënëses

Grabitja/ “Austrian Airlines”: S’ka më para nga Tirana!

10.04.2019 - 10:43

Pas grabitjes spektakolare në Rinas, ka ardhur reagimi i “Austrian Airlines”.

Në një deklaratë të bërë për “The Guardian”, zëdhënësja Tanja Gruber bëri me dije se nuk do të ketë më transferta cash të parave nga Tirana drejt Vjenës.

Ajo deklaroi se paratë po ngarkoheshin në avion në momentin që ndodhi vjedhja.

Nuk do të ketë më transferta cash të parave nga Tirana drejt Vjenës. Imbarkimi i pasagjerëve sapo ishte kryer. Nuk ka pasur asnjë rrezik për stafin apo pasagjerët“, tha ajo.

Ndërkohë kujtojmë se “Austrian Aierlines”, është avioni ku u grabitën dje 10 mln euro.

Nisja e avionit u shty me tre orë, si rrjedhojë e grabitjes. Sipas të dhënave nga Tirana International Airport, avioni u nis në 18.02 pasdite nga ora 15:05 pasdite që ishte planifikimi.

Një nga personat e armatosur u vra në një shkëmbim zjarri me policinë.