MENU
klinika

Deklarata

Grabitja e 10 mln eurove në Rinas, reagon zv.kryeministri

10.04.2019 - 09:21

Në lidhje me grabitjen që ndodhi dje në Rinas ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se Policia e Shtetit ka të gjithë mbështetjen, pasi u përballën me një prej bandave më të rrezikshëm.

Gjithë mbështetjen për Policinë e Shtetit; Burrat që u përballen dje me një prej bandave me të rrezikshme në vend dhe eleminuan drejtuesin e saj; Burrat që po hetojnë intesivisht dhe që kanë identifikuar çdo bandit të përfshirë; Burrat që janë në territor e vijojnë ndjekjen!‘, shkruan Erion Braçe.

Pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit disa persona të maskuar arritën të grabisnin 10 milionë euro, të cilat do të transferoheshin jashtë Shqipërisë.