MENU
klinika

Detaje të reja

Grabitja e Rinasit/ Arrestohen dy bashkëpunëtorë të tjerë

21.04.2019 - 20:48

Policia ka arrestuar katër persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e ndodhur më 9 prill në aeroportin e Rinasit.

Nga informacionet e para mësohet se katër të arrestuarit janë nga Elbasani.

Mësohet se katër personave të arrestuar iu është prerë fletë-arresti.

Servisi ku u modifikua furgoni ndodhet në periferi të Elbasanit, në pronësi të shtetasit G.SH.

Ndërkohë dy prej tyre janë arrestuar që mbrëmjen e djeshme pasi dyshohet se kanë qenë ata të cilët kanë modifikuar furgonin që u përdor për vjedhjen e parave, në të cilin ishte mbishkrimi “Hetim Tatimor”.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa pritet që policia të japë detajet lidhur me arrestimet e katër personave.