MENU
klinika

Flet zëdhënësja

Grabitja e Rinasit/ “Austrian Airlines” rinis transportin e parave

23.04.2019 - 16:29

“Austrian Airlines” po rishikon mundësinë e rifillimit të transportit të parave nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës drejt Vjenës, pas pezullimit prej dy javësh.

Zëdhënësja e ‘Austrian Airlines’, Tanja Gruber  konfirmoi se shërbimi i transportit të parave kesh do të rifillojë pasi gjithçka do të jetë e sigurt.

Megjithatë, Gruber nuk dha një datë specifike se kur do të rifilljë procesi.

“Pas grabitjes së avionit tonë 0S848 më datë 9 prill në aeroportin e Tiranës, Austrian Airlines pezulloi transportin e ngarkesave me vlerë si një masë emergjente. Që nga grabitja jemi duke u marrë me situatën.

Ne po planifikojmë të rifillojmë transportin e ngarkesave me vlerë, gjithsesi sot nuk mund t’u konfirmojmë një datë të caktuar. Në ditët në vijim do bëhet një inspektim i gjithë departamenteve.

Vetëm pas këtij inspektimi do te marrim një vendim për te rifilluar transportin e vlerave”, u shpreh Gruber.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin